Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka paralajmëruar se nesër në orën 15:00 do të vijë në Prekaz për të vendosur lule në varret e familjes Jashari.
Mediat në Serbi që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq nisën menjëherë sulmin ndaj Stokjoviqit.
Kështu portali Informer që njihet si medium që ia mban anën presidentit pretendon se nga “burime të mirëinformuara” ka mësuar se Stojkoviç do të marrë një shumë të konsiderueshme parash për të shkuar në varrezat e Jasharajve.
Për më tepër ky medium spekulon se njejtë është vepruar edhe me klientin e tij Nikola Sanduloviq, i cili sipas mediumit që dirigjohet e kontrollohet nga presidenti serb, ka marrë 20 mijë euro nga AKI për t’u mburrur në rrjete se ka vendosur lule në varrin e Adem Jasharit.