Mediat në Serbi kanë njoftuar se kërkesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është refuzuar.
Kjo, sipas “Beta”, për shkak se nuk ka marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në Rrethin e Kryetarëve të Konferencës, njoftoi sot Gjykata Kushtetuese e Serbisë, shkruan Klankosova.tv.
Siç u tha, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka dorëzuar kërkesën në mbledhjen e Rrethit të Kryetarëve, i cili përbëhet nga kryetarët e të gjitha gjykatave kushtetuese evropiane që janë anëtare të Konferencës.
Mbledhja e Rrethit të Kryetarëve është mbajtur më 22 dhe 23 maj.
Klankosova.tv ka tentuar të marrë një qëndrim zyrtar nga zyra për informim e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur përgjigje.