Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti te lartë. Pas kërcënimeve me praninë e Ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbe të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkisë, në prani të eksponentëve të Listës Serbe, tash del edhe elementi dezinformues në shesh.
Videoja e dhunimit të një gruaje të shtyrë në moshe nga punëtorë të papërgjegjshme në Pejë, që bëri bujë sot, në Serbi po përdoret shumë se “viktima është një plakë serbe”, e cila sipas tyre “maltretohet nga motra medicinale shqiptare”.
Për njohësin e sigurisë, Agim Musliu, ky është një tjetër keqpërdorim i skajshëm i fakteve nga propaganda serbo-ruse.
Ai thotë se kjo mund të jetë e organizuar nga struktura të sigurisë në Serbi pasi shëprndarja ka qenë masive.
“Ky rast është njëri nga shembujt më të freskët të makinerisë të luftës speciale të Beogradit.
Se dezinformimi me një fatkeqësitë të këtij lloji, duket se është i organizuar nga struktura të sigurisë së Serbisë, është edhe fakti se shpërndarja e kësaj videoje është shumë e shpejtë dhe masive. Sigurisht janë angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, të cilët janë me dhjetëra mijëra. Nga kjo le ta nxjerrim si shoqëri një mësim se, sa herë del një video e këtij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet”, shkroi Musliu.