Mediat ndërkombëtare raportojnë për mbi 500 të vdekur pas tërmetit në Turqi e Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 568 persona dhe me qindra të plagosur raportojnë mediat ndërkombëtare, AP dhe Reuters.

Tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë në orët e para të mëngjesit në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në Siri, media shtetërore raportoi shumë vdekje në rajonet e Alepos, Hama dhe Latakia./Tëvë1