Në Kuçovë të Shqipërisë është përuruar baza e parë ajrore e NATO-s në këtë shtet.
Në hapje të ceremonisë, në pistat tashmë të rindërtuara të kësaj baze ajrore, ateruan gjashtë aeroplanë luftarakë EuroFighter F-2000 dhe disa helikopterë.
Hapja e kësaj baze është cilësuar si veprim për rritjen e sigurisë në rajon.
Fotot e inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë po publikohen në mediat online në të gjithë botën.
Bëhet fjalë për fotot e Armando Babanit të agjencisë amerikane AP dhe ato të Florion Gogës nga agjencia Reuters.
Këto foto përcillen me shkrime ku theksohet se si ish-baza sovjetike sot merr përmasa moderne në shërbim të NATO-s pas një investimi tranformues prej më shumë se 50 milion euro.
Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, po investon për t’u forcuar
Shqipëria renditet sot në vendin e 90-të, sa i përket fuqisë ushtarake. Në këtë pozitë e vendos instituti, “Global Firepower”, i cili vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike.
Sipas të dhënave të indeksit, vendi ynë disponon 19 avionë në total, por asnjë prej tyre nuk përdoret për trajnim, misione ushtarake apo për sulme.
Në rajon, vendi ynë renditet i dyti pas Serbisë, dhe lë pas gjithë shtetet e tjerë në hartën e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri.
Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës.