Në tentativën e tetë, sot është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Pas hedhjes në votim nga kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, gjithë deputetët kanë votuar pro, raporton Paparaci.
Në komision të pranishëm kanë qenë kryetari i Komisionit nga PDK, Rashit Qalaj, deputeti i VV-së Halil Thaçi, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, deputetja Doarsa Kica Xhelili, dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Qalaj tha se nga kjo ditë do të vazhdojnë punën.
“Nga kjo ditë do të vazhdojmë punën që nga kjo ditë në bazë të marrëveshjes që është bërë me Kryesinë e Kuvendit. Mandati do të jetë gjashtë muaj”, tha Qalaj pas konstituimit të komisionit.
Takimi i radhës i këtij komisioni do të jetë të hënën duke filluar nga ora 10:00.