Me mish, birra e ushqime tradicionale – Ramush Haradinaj feston ditëlindjen

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen dhe mbushur 55-vjeç.

E për nder të ditëlindjes së tij, në bjeshkët e Deçanit janë mbledhur familjar e miq të Haradinaj duke festuar 55-vjetorin e ish-kryeministrit të Kosovës.

Një tavolinë të improvizuar, shihet e mbushur plot e përplot me ushqime tradicionale vendore, mish e birra.

Ramush Haradinaj ka qenë një nga eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shërbyer si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit. Po ashtu, Haradinaj ka qenë edhe kryeministër i Kosovës.

Kryetari i AAK-së ka lindur më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan të Deçanit.