Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar nga një ish veteran i UÇK-së.
Gazeta Insajderi mëson ekskluzivisht se personi që po dyshohet se kërcënoi Agim Bahtirin është Saim Xhafa.
Ai po pretendon se gjatë kohës kur në Mitrovicë po udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Agim Bahtirin ia rrënuan objektin në të cilin ai po punonte për të siguruar “bukën e gojës”.
Pushteti komunal i LVV në Mitrovicë vite më parë rrënoi objektin ku bashkonte ish – ushtarët e UÇK-së. Në këtë objekt veterani Saim Xhafa kishte punuar në një lokal brenda objektit.
Gazeta Insajderi mëson se ai ka kërcënuar ish kryetarin Agim Bahtiri dhe rasti po trajtohet në polici.
Në kohën kur Mitrovica drejtohej nga Bahtiri ishte vendosur qe Xhafës t’i ndërpritet shfrytëzimi i një prone komunale.
Autoritet komunale kishin konstatuar se Xhafa ishte uzurpator e jo pronar i kësaj toke që shfrytëzohej nga Xhafa.