Me helikopter, KFOR-i monitoron vijën kufitare – thotë se vepron si reagues i tretë, pas Policisë së Kosovës e EULEX-it

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka publikuar fotografi nga monitorimi i vijës kufitare me helikopter.

KFOR ka thënë se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.