Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht.
Të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Osmanit janë Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu.
Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.
Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi. jashtëmartesore.