Takimi i radhës në nivel në kryenegociatorësh në Bruksel do të zhvillohet më 17 dhjetor, kanë konfirmuar për media nga zyra e kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimit.
Ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajçak, në përmbledhjen e tij javor të punës njofto se takim i ri në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbahet në dhjetor.
Asistenti i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, i konfirmoi mediumit “Koha.net” për takimin më 17 dhjetor.
Procesi për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nuk ka nisur asnjëherë eksplicit – ndonëse ka prodhuar një draft-Statut të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.