Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë ndezjen e qirinjve në të gjitha sheshet e qyteteve të Kosovës.
Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, do të bëhet më 15 janar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Në të njëjtën kohë organizohet ndezja e qirinjve nga qytetarët edhe në të gjitha sheshet e qyteteve tjera të vendit.
“Solidarizimi i qytetarëve jashtë kufijve të Kosovës do të jetë i mirëseardhur”, thuhet në njoftim.