Me 11 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi i Mitrovicës Veriore merr vendim për hapjen e urës kryesore të Ibrit

Kuvendi komunal i Mitrovicês Veriore ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Me 11 pro dhe një kundër asamblistët e Mitrovicës Veriore kanë marrë këtë vendim para pak minutash.

Ekipi i portalit po përcjellë drejtpërdrejt seancën e Kuvendit Komunal.

Veriu.info raportoi para pak minutash ekskluzivisht se kuvendi komunal pritet të marrë këtë vendim.