Mbyllet marshi: Në skenë ngjiten familjarët e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Ka përfunduar marshi për krerët e UÇK-së në Prishtinë.

Pak para mbylljes, në skenë kanë dalë familjarët e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në tubimin e sotëm kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve.

Në fotografitë e publikuara nga lart, vërehej se turmës nuk i shihej fundi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ai “Skenderbeu”.