Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer.

Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror përmes një deklarate zyrtare.

Sipas deklaratës, Mbreti filloi trajtimet e rregullta që ditën e hënë.

Pallati Buckingham thotë se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”.