Partitë opozitare të Komunës së Prishtinës po mbajnë sot seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Kjo seancë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Opozitaret janë ankuar për vonesën e administratës komunale ndërsa përfaqësuesit komunal kanë deklaruar që për pak do të vazhdojnë seancën.
Kjo seancë po udhëhiqet nga Nora Kelmendi që vie nga radhët e LVV-së ndërsa që asamblistët e LDK me në krye kryesuesin Pëllumb Bajqinovci dhe kryetarin Përparim Rama kanë lëshuar sallën e Kuvendit.