Familja e Muhamed Hajrullagës ka njoftuar se janë mbledhur mjetet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së rëndë të Muhamedit.
Për vetëm dy ditë qytetarë të shumtë në Kosovë dhe sidomos bashkatdhetarë nga diaspora janë mobilizuar për të bërë donacione që t’i dalin në ndihmë djaloshit 25 vjeçar nga Rahoveci.
Dhe, pas vetëm 2 ditëve donacioneve të bëra, familja e Muhamed Hajrullagës konfirmoi se janë mbledhur mjetet e nevojshme për të trajtuar sëmundjen e rëndë.
/Rahoveci24/