Mbishkrime me mesazh urrejtës ndaj grupeve LGBTI+ janë parë gjatë ditës së sotme në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Nuk dihet se kush i ka shkruar ato.
Aty është shkruar “Kill the gays” që në gjuhën shqipe i bie “Mbytni homoseksualët”.
Kjo shprehje e urrejtjes vjen pas një debati që e nxiti një shfaqje e bërë të premten e kaluar në Prizren në kuadër të DokuFestit.
Lidhur me ngjarjen në Dokufest ka pasur reagime edhe nga ana e politikanëve dhe figurave tjera publike në Kosovë.