Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK, për gjashtë muaj u kryen rreth 20 mijë vizita emergjente

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi  25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu 10 mijë vizita ambulantore  në profile të ndryshme pediatrike.