Mbi 800 punëtorë të fabrikes “NewCo Feronikeli” do të mbesin pa punë, pasi menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ka vendosur t’ia vendos drynin kompanisë deri në dhjetor të vitit 2025, raporton Periskopi.
Në njoftimin që kanë pranuar punëtorët e Feronikelit, thuhet se ata do të kompensohen në masën 50% të pages bazë gjatë kohës së cilës ata nuk do të jenë të pranishëm në punë.
“Pezullimi i prodhimit dhe rrjedhimisht ndalimi i plotë i veprimtarisë parashikohet të jetë deri në fund të vitit 2025, periudhë e cila do të na shërbej për të marrë masa për përmirësimin e situatës financiare”, thuhet mes tjerash në njoftim.