Për tre muaj, 830 mijë qytetarë kanë udhëtuar nga Kosova për në shtete evropiane, pas liberalizimit të vizave.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar 650 mijë qytetarë, sivjet numri i udhëtimeve është rritur dukshëm.
Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara, për Kiks Kosovën.
Për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve, ajo ka thënë se i kanë zgjeruar edhe hapësirat e infrastrukturës së aeroportit, duke i shtuar edhe katër dalje të tjera.
Nga ana tjetër, Gara ka njoftuar se e kanë shtuar edhe stafin, duke numëruar kështu 850 punonjës.