Mbi 6 mijë lindje në tre muajt e parë të vitit në Kosovë, dominojnë meshkujt

Për gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit nga janari e deri në mars, në Kosovë kanë lindur gjithsej 6 mijë e 465 fëmijë.

Në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë muajit janar kanë lindur 2 mijë e 308 fëmijë, prej të cilëve 1 mijë e 196 janë meshkuj dhe 1 mijë e 112 femra.

Në muajin shkurt janë regjistruar 2 mijë e 2 lindje, ku 1 mijë e 30 janë meshkuj dhe 972 femra.

Kurse në muajin mars kanë lindur 2 mijë e 155 fëmijë, 1 mijë e 113 prej tyre janë meshkuj dhe 1 mijë e 42 femra.