Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar se mbi 51 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e saj.
Kjo pasi sot gjatë ditës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Qeveria ka thënë se këto statistika mbështeten në matjen e Ballkan Barometer 2023 dhe Pulsin Publik 2023.
Postimi i Qeverisë së Kosovës:
Pas matjeve të Balkan Barometer 2023 javën e kaluar, tash edhe Pulsi Publik 2023 i UNDP-së konfirmon vlerësimin pozitiv të qytetarëve për punën e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti.
Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen.