Më shumë se 1350 qytetarë i kanë riregjistruar targat nga ilegale në ato “RKS”.
Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor.
Para se të zgjatej ky afat, Policia në Veri i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë pas shumë kërkesave të qytetarëve atje.