Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq po zhvillhet ceremonia e nënshkrimit të kontratave me të gjithë përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve.
Në këtë organizim të ministrisë së udhëhequr nga Nenad Rashiq, po marrin pjesë mbi 90 qytetarë që kanë përfituar nga ky projekt, teksa procesi do të monitorohet edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ky projekt është si ndihmë financiare me qëllim fuqizimin e kapacitetetve dhe bizneseve me baze komunitetin.
Kjo nismë financim i Qeverisë së Kosovës kap vlerën e 1 milion 23 mijë e 342 euro.
Nënshkrimet e para do t’i hedhin 99 përfitues.