Mbi 1 mijë raste me COVID-19 në 24 orë në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë flet për vizat në Austri

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar në Vjenë me dy eurodeputetët austriak, Lukas Mandl, dhe Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Por, gjatë këtij takimi ministri foli veç tjerash edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të MSH-së.

https://permbledhja.com/djali-e-kercenon-dhe-e-dhunon-psiqikisht-nenen-per-nje-muaj-rresht-perfundon-ne-pranga/

“Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputetët, Mandl dhe Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas njoftimit, Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ndërkaq, eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandl dhe z. Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

https://permbledhja.com/sa-shfrytezohet-toka-bujqesore-ne-kosove-ask-publikon-rezultatet-e-anketes-per-vitin-2021/