Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien.
Në takim është diskutuar për “mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike.”
”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes @EjupMaqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien.