Deputetia e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se organizata të shoqërisë civile kanë bërë padi kundër ministrit Liburn Aliu, pasi i pari i mjedisit, siç shkruan ajo, ka lëshuar leje ujore mjedisore “fshehurazi e pa proces me komunitetin”.
Hoxha tutje shkroi se Qeveria kështu “e ka demoralizuar çdo investitor”, duke i quajtur pushtetarët mashtrues.
“Cka po fsheh ministri Aliu?
Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme?
Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…”, ka pyetur deputetja.