Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në konferencën e sotme për media, tha se situata me dinarin tashmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve Kosovë-SHBA.
Ai është pyetur nëse SHBA po mendon t’i vendosë masa ndëshkuese Kosovës, por ambasadori Hovenier nuk shtoi më shumë sesa atë që e tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller, kur foli për këtë çështje.
Kjo pyetje iu bë edhe zëdhënësit të Departamentit të Shtetit dhe ai tha se “nuk është në pozitën të flasë për masa specifike” dhe kjo është krejt ajo që mund të shtoj. Por, ajo që mund ta them prapë është ajo çfarë tha James O’Brien ka thënë, ne do të shpresonim që Qeveria e kryeministrit Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashkë në vend se të marrin vendime të njëanshme dhe në mospërputhje të drejtpërdrejtë me atë që kemi kërkuar të bëjmë. Ne jemi të shqetësuar, madje mund të them të frustruar që Qeveria e kryeministrit Kurti nuk e ka bërë këtë”, tha ai.
Miller dje tha se SHBA do të vazhdojë të angazhohet me diplomaci për ta zgjidhur këtë dhe tha se “ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”./Express/