Marin Mema është shpallur qytetar nderi i Deçanit.
Kjo u bë e ditur nga vetë komuna perëndimore e Kosovës përmes një transmetimi të drejtpërdrejt.
Në këtë ndarje morën pjesë krerë komunalë e mysafirë të shumtë, përfshirë ish-kryeministrin Haradinaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë e figura të tjera me nam.
Çmimin Memës ia dhuroi i pari i komunës, Bashkim Ramosaj.