Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka thënë se tash janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-ve.
“Proceduralisht jemi ne pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen”.
“Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”.