Maqedonci i sigurt se edhe aleatët e dinë që “synohej aneksimi i veriut” në Banjskë

Kalulim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, e ka quajtur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci “qasjen e butë” të tyre ndaj Serbisë pas ngjarjeve në Banjskë, në një intervistë për “A2CNN”.

Por, ministri vëren se është dashur “reagim më i fortë” ndaj Beogradit; e ku madje shton se jo rrallëherë “forca” është ajo që duhet treguar ndaj Serbisë në mënyrë që kjo e fundit “të ulet në tryezë dhe të bëjë zgjidhje politike”.

Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore të Serbisë. Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut”, tha Ministri i Mbrojtjes..

Mirëpo ne kemi pasur në këtë rajon kurdoherë situata të tilla ku për Serbinë, i vetmi mjet për ta detyruar të ulet dhe të bëjë zgjidhje politike ka qenë forca. Unë mendoj se është dashur një reagim më i fortë, është dashur t’i vendosen sanksione dhe është dashur t’i bëhet me dije Serbisë se kjo qasje hegjemoniste dhe agresive ndaj fqinjëve nuk mund të prodhojë rezultat tjetër përveç atij si në Banjskë”, ka thënë Maqedonci.