Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.
Sipas tij, Kosova ka treguar pjekuri sa i përket këtij vendimi dhe se është indikacion që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, u shpreh ai në RTK.
Tutje Mandl ka folur edhe për kushtet për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha.Ai tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.
Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.
Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.