“Mançesteri është i kaltër”, Siti nis mbarë sezonin 2024/2025 – fiton Komjuniti Shilld

Mançester Siti ka shtuar një tjetër trofe në sirtarin e tij.

Ekipi i udhëhequr nga Guardiola triumfoi përballë rivalit lokal, Mançester Junajtid, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Përmbledhja.com

I gjithë spektakli ishte rezervuar për pjesën e fundit të duelit. Fillimisht Garnaço realizoi në minutën e 82 për t’i çuar Djajtë e Kuq në epërsi, por kur u mendua se sfida po shkonte drejt mbylljes, në skenë doli Silva, që realizoi për 1-1.

Në 11-metërsha më të saktë u treguan të kaltërit, përkatësisht kampionët aktualë anglezë, me ç’rast dështuan vetëm një herë, kundrejt kundërshtarëve, që bënë dy sosh të tillë.

Një nismë e mbarë kjo për skuadrën e teknikut spanjoll, që padyshim se e bën sërish favorit për titull në ishull, edhe në edicionin e ri.

Duhet rithënë, Siti është kampion në katër edicionet e fundit, kurse në shtatë të tillë, ka triumfuar plot gjashtë herë. Gjë kjo për t’u vlerësuar, kur kemi parasysh faktin se po e bën në ligën më të fortë në rruzull./Përmbledhja