Një burrë ka vdekur në Malishevë, si pasojë e një vetaksidenti me traktor, derisa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për 07 Press ka dhënë detaje për këtë rast.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar.
Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.