Prestigjiozja britanike “The Sun” ka publikuar së fundmi një artikull për bregdetin e Ksamilit ku e krahason atë me Maldivet. Në shkrim tregohet për eksperiencën e një vlogereje e cila ka udhëtuar në Ksamil dhe e ka parë si mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet.
Pjesë nga Artikulli:
Një nënë ka treguar se si i ka vizituar “Maldivet e Evropës” dhe pse ra në dashuri me këtë vend.
Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të listës së dëshirave. Por të shkosh atje nuk është gjithmonë aq e lehtë, madje për disa edhe e pamundur.
Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.
Megjithatë, prindi dhe blogerja e Tik Tok-ut e njohur si “Travel Mum”, ka zbuluar sesa lehtë është të arrish diku me pamje të ngjashme në ofertë, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.
Në një video, ajo shpjegoi se si mund të shkoni në Ksamil të Shqipërisë, të cilës i quajti “Maldivet e Evropës”.
Pamjet e publikuara nga ajo janë parë më shumë se një milion herë në Tiktok. Ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujëra bruz, si dhe perëndimin e diellit në ngjyrë portokalli të thellë nga ballkoni i hotelit.
Për më tepër, plazhi ishte shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.