Udhëheqësi i degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana nuk reagon shpesh kur bëhet fjalë për Rahovecin. Përveç Rahoveci në Fokus, të cilin e akuzoi për shpifje herën e kaluar përmes një postimi në faqen e tij.
Kësaj radhe ka vendosur të merret me KiE, duke kujtuar kohën sa ka qenë i angazhuar në procesin përkatës.
Megjithatë, siç edhe mund ta shihni në tekstin e mëposhtëm, ai ka “masakruar” gjuhën shqipe me numrin e gabimeve.
Gjithsesi, këtë angazhim për tema nacionale shpresojmë ta konvertojë edhe në angazhim lokal.
Kreu aktual Smajl Latifi ka nevojë për opozitë, e dega e partisë që zotëri Cana e drejton, momentalisht s’është ASKUND.