Lutfi Haziri ka kërkuar nga Rrahman Jashari që Gjilanin mos ta quan si komunë të Vetëvendosjes.
Kjo pasi që sipas Hazirit, Gjilani ka mbetur pa kryetar.
“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.
A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shpejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve” shkruan Haziri në reagim.