“Lopa jote ka hy në arën time”, përleshen mes vete tre anëtarë të familjes Sahiti, njëri përfundon në spital

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Skenderaj, saktësisht tek një familje e quajtur Sahiti, dhe ku është dashur të ndërhynte edhe Policia e Kosovës.

“Lopa jote ka hy në arën time”, ishte kjo arsyeja pse tre persona u përleshën mes vete.

Sipas informacioneve te Sinjalit, dy të dyshuarit D. Sahiti dhe Sh. Sahiti janë kapur me palën tjetër po ashtu të familjes Sahiti, pas një mosmarrëveshje për kullotjen e lopëve në tokën e viktimës.

Njëri nga tre personat, në këtë rast edhe viktima, është goditur, dhe kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë edhe Policinë.

PK menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, ku të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.