Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sveçël të Podujevës, ku një person ka denoncuar vëllain e tij për kanosje.
Sinjali mëson se 51-vjeçari ka deklaruar se vëllai i tij e ka kërcënuar me jetë, gjë e cila ka ngjallur frikë dhe shqetësim tek ai.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa Policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.