Punimet që nisen tash e dy vite për ndertimin e stacionit të ri të autobusëve në Podujevë, janë duke shkuar drejt fundit.
Këtë stacion me pamje tejet moderne, do ta gëzojnë qytetarët e Podujevës.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, Stacioni i Autobuseve do të perurohet më 19 qershor, në Ditën e Çlirimit të Podujevës.
Ai shkruan se me ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve do të përmirësohen linjat e trafikut ndërurban dhe do të përdoret edhe për linjat e trafikut ndërkombëtar.
Postimi i plotë;
‘Stacioni i Autobusëve me pamje moderne
Jemi në fazën përfundimtare të punimeve në Stacionin e Autobusëve, të cilin po planifikojmë të përurojmë më 19 qershor, në Ditën e Çlirimit të Podujevës.
Me ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve do të përmirësohen linjat e trafikut ndërurban dhe do të përdoret edhe për linjat e trafikut ndërkombëtar’.