Pas 24 vitesh, vajza e gjetur nga policia në udhëkryqin Orllat-Llapushnik, po i kërkon prindërit e vet biologjikë, vajzë të cilën sot e ka takuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Vajza 24 vjeçare po i kërkon prindërit e saj biologjikë!
Jeta ndërton ngjarje me emocione, ndër to është edhe jeta e Vajzës e cila po i kërkon prindërit e saj biologjikë, pas 24 viteve. Unë, i premtova Vajzës se e përkrah iniciativën e saj për të gjetur prindërit biologjikë dhe bëj thirrje të na ndihmojë kushdo ka informacione për këtë rast.
Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001.
Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40.