Zëvendësministri idrejtësisë Vigan Qorrolli, ka reaguar pas ekspozimit të fakteve, të dekonspirimit të grupit terrorist, që sulmuan Policinë e Kosovës gjatë ditës së dielë.
Sipas Qorrollit, përfshirja e Millan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, në këtë grup kriminal tashmë po dëshmohet. Prandaj, sipas tij, Lista Serbe ku ai është kryetar, duhet të shpallet si jokushtetuese, dhe t’i ndalohet veprimtaria politike në Kosovë.
E plotë:
“Ekziston dyshimi serioz dhe i provuar qe ne krye te terroristeve te Banjskes qendron nenkryetari i Listes Srpska, famkeqi Radojcic.
Ne baze te ketyre indicieve dhe provave ligjore, Prokuroria Speciale e me ngritjen e aktakuzave per perfshirje te tij ne veprimtari terroriste — e legjitimon arsyen qe kjo parti djallezore e Beogradit — te shpallet jokushtetuese dhe t’i ndalohet cfaredo veprimi dhe organizimi politik ne Kosove!
Terrorizmi nuk eshte organizim sall individual, ne kete rast Lista Srpska qendron mbrapa tere organizimit te sulmeve fashiste ndaj Policise se Kosoves ne mengjesin e 24 shtatorit dhe eshte pergjegjese per vrasjen e, tashme Heroit te Kosoves, rreshter Afrim Bunjakut.”