Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, publicisti Halil Matoshi ka thënë se do të ishte i habitur nëse nuk do të merrte pjesë në sulmin terrorist Radojiçiq.
Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shpallë organizatë të paligjshme Listën Serbe, përmes dy rrugëve, e para sipas tij është përmes gjykate dhe tjetra përmes KQZ-së.
Matoshi tutje tha që KQZ-ja duhet ta ç’regjistrojnë Listen Serbe.
“Vuçiq ose të distancohet nga terrorizmi ose të shpallet shtet i dështuar”, tha Matoshi.
Matoshi tha që pret akte dhe turbulenca ende sepse sipas tij puna ende nuk është kryer. Ai tutje tha që Qeveria e Kosovës duhet të merret aktivisht me situatrën në veri.