Lista e Trumpit: 46 për qind e familjeve nga Kosova marrin ndihmë sociale në ShBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një raport ku paraqitet përqindja e migrantëve nga vende të ndryshme që përfitojnë ndihma sociale në SHBA.

Në këtë listë janë përfshirë edhe Kosova dhe Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara nga Trump, 46% e familjeve nga Kosova dhe 41.3% e familjeve nga Shqipëria që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale.