Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është liruar nga policia e Maqedonisë së Veriut e cila e kishte ndalur në kufi.
Ai ka bërë me dije se pas një intervistimi dhe marrjes në pyetje në kufi është liruar.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka falënderuar policinë maqedonase për korrektësinë.
“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. #UÇK dje, liri sot!”, ka shkruar Pushkolli.
Ai ishte arrestuar mbrëmjen e së martës në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
