Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Për sot, nafta ka sërish rënie për 1 cent, teksa çmimi maksimal i shitjes i përcaktuar është 1 euro e 83 cent, teksa dje ishte 1.84, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq për benzinë, çmimi maksimal i përcaktuar është 1 euro e 76 centë, teksa dje ishte 1.75.
E për gas, çmimi maksimal i përcaktuar është 78 cent për litër.