Lirohet Haxhi Shala

Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Haga.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ndryshe, më 4 shkurt 2025, është shpallur aktgjykimi ndaj Shalës dhe ndaj dy bashkë të akuzuarve tjerë me ç’rast trupi gjykues i pranoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Si rrjedhojë, Haxhi Shala u dënua me tri vite burgim.