Mbrëmë në një familje në Lipjan, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Sinjali mëson se pasi rasti është denoncuar në Polici, viktima 70-vjeçare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të, e njëjta ka tentuar që ta dëbojë nga banesa.
Sherri që plasi në familjen e tyre eskaloi në dhunë psikike, ofendime e fyerje dhe për pasojë intervenoi Policia.
37-vjeçarja e dyshuar është intervistuar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.