Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë mjete financiare dhe do të sigurojë asistente për nënën llapjanë që lindi katërnjakë.
Në një njoftim në Facebook, Bulliqi e ka uruar qiftin për lindjen e tyre.
Shkrimi i plotë:
Lajm i mrekullueshëm lindja e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK, ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë.
Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku!
Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve.